2 Shkurt 2025, 13:51
Nga r.ll
studentet
SERBI- Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë tjerë, e kanë kaluar natën në afërsi të Urës së Lirisë në Novi Sad, në kuadër të bllokadës 24-orëshe. Bllokada ka nisur më 1 shkurt, në tremujorin e incidentit në këtë qytet, ku kanë vdekur 15 persona, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të qytetit.
Studentët besojnë se incidenti është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës. Në nisje të protestës më 1 shkurt, protestuesit kanë bllokuar për tri orë edhe dy urat tjera të Novi Sadit, Varadin dhe Zhezhel.
Në mbrëmjen e së shtunës, figura të njohura publike dhe kulturore kanë folur para protestuesve. Protestuesit kanë qëndruar në afërsi të urës, nga frika se ajo mund të mbingarkohej. Bllokada 24-orëshe në Urën e Lirisë pritet të përfundojë në orën 15:00 të së dielës, mirëpo mund të zgjatet, nëse ashtu merren vesh protestuesit.
Studentëve në Novi Sad u janë bashkuar edhe kolegët e tyre prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit. Në protestë ka pasur edhe qytetarë prej rajoneve tjera të Serbisë.
Prej incidentit të 1 nëntorit në Serbi, mijëra njerëz kanë protestuar rregullisht nëpër rrugë. Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.
Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre. Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.
Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat./REL
studentet ne serbi protesta ne serbi
Bota
2 Shkurt 2025, 12:13
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit udhëton sot për në Uashington, ku gjatë javës do të zhv...
Bota
2 Shkurt 2025, 11:34
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunë...
Bota
2 Shkurt 2025, 11:05
r.ll
melania trump
SHBA- Melania Trump, Zonja e Parë e Amerikës, tashmë për herë të dytë, pa e ditur e ka manifestuar shum&e...
Bota
2 Shkurt 2025, 10:59
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Për muaj të tërë, mijëra ushtarë të Koresë së Veriut sulmuan llogore dhe luftuan...
Bota
2 Shkurt 2025, 10:46
r.ll
jb pritzker
SHBA- Guvernatori i Illinois, JB Pritzker do të bllokojë ata që morën pjesë në sulmin e 6 janarit 2021 në Ka...
Bota
2 Shkurt 2025, 09:23
r.ll
protestat
GJERMANI- Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbar&...
Bota
2 Shkurt 2025, 08:41
r.ll
protestat ne serbi
SERBI- Ditën e parë të nëntorit, Aleksandar Matkoviç po vonohej për në tren. Ai po udhëtonte n...
Bota
2 Shkurt 2025, 08:22
r.ll
foto ilustruese
DAVOS- Me mbylljen e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos këtë, çfarë u diskutua?...
Bota
2 Shkurt 2025, 08:11
r.ll
donald trump
SHBA- Udhëheqësit e Kanadasë dhe Meksikës kanë reaguar pasi Donald Trump n&e...
Bota
2 Shkurt 2025, 07:52
r.ll
foto ilustruese
LONDËR- Britania do të bëhet vendi i parë që do të prezantojë ligje që trajtojnë përdorim...