Sport

Biznesmeni i përfshirë në transferimin e Kyle Walker te AC Milan, është kapur me një plantacion bimë kanabis në shtëpi...

Policia kontrolloi shtëpinë e Michael Rankine, dy ditë pas kthimit të tij në MB

2 Shkurt 2025, 13:00 Nga DOSJA

Biznesmeni i përfshirë në transferimin e Kyle Walker te AC Milan,

ANGLI - Shtëpia e një biznesmeni, që ndihmoi në transferimin e Kyle Walker nga Manchester City te Milani, ditët e fundit u kontrollua dhe policia, e cila gjeti 90 bimë kanabis, me një vlerë rruge rreth 90 mijë euro.

Michael Rankine, një ish-futbollist 40-vjeçar, që punon si konsulent në CAA Base, udhëtoi me avion privat me mbrojtësin për në Milano dhe bëri foto me lojtarin teksa tregonte fanelën e tij të re, me numrin 32 në mbrapa.

Dy ditë pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar, 'The Sun' raporton se policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti plantacionin, si dhe pajisjet e përdorura për prodhimin e drogës.

"Ishte një tronditje e madhe për të gjithë pas atij që duhej të ishte një kthim triumfues nga Italia. Michael udhëtoi me Kyle në aeroplanin e tij privat. Xhaxhai i tij Mark, i cili është menaxheri i Kyle, ishte gjithashtu në aeroplan," tha gazeta angleze.

"Ata arritën të mbyllnin marrëveshjen dhe ishin shumë të lumtur. Michael pozoi për foto me Kyle dhe të hënën policia kontrolloi shtëpinë e tij."

CAA Base është një agjenci që përfaqëson lojtarë. Në portofolin e klientëve të tij, përveç Kyle Walker, ai ka Son Heung-min dhe James Maddison, të dy lojtarë të Tottenhamit dhe Ange Postecoglu, trajnerin e Spurs.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll