Sport

Neymar te Santos do të fitojë 2.4 për qind të pagës që kishte te Al Hilal…

Sulmuesi hoqi dorë nga shumë para për t'u rikthyer në klubin e tij të preferuar

2 Shkurt 2025, 12:30 Nga DOSJA

Neymar te Santos do të fitojë 2.4 për qind të pagës

BRAZIL - Shtypi brazilian zbulon se Neymar hoqi dorë nga shumë para për të luajtur për te Santos. Sulmuesi brazilian u largua nga Al Hilal, në kampionatin saudit, me të cilin kishte kontratë deri në qershor të këtij viti, për t’iu bashkuar një klubi brazilian, nga i cili ishte larguar 12 vjet më parë dhe që u rikthye në Serinë A të Brasileirão këtë sezon.

Sipas ‘Lance’, Neymar fitonte 6.6 milionë euro në muaj në skuadrën e Jorge Jesus, por tani do të fitojë 2.4 për qind të kësaj shume, pra 160 mijë euro në muaj.

Neymar mbërriti në Al Hilal në gusht 2023, pasi nënshkroi një kontratë me vlerë 80 milionë në sezon, por luajti vetëm 7 ndeshje, pasi pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë fushës për gati një vit.
Gjatë periudhës që luajti jashtë Brazilit, me periudha te Barcelona dhe PSG, sulmuesi 32-vjeçar grumbulloi një pasuri, duke qenë aktualisht një nga 20 sportistët më të pasur në botë. Pasuritë e tij përfshijnë prona luksoze, makina të nivelit të lartë, një avion, jahte dhe madje edhe një helikopter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll