Sport

Milinkovic-Savic, MVP i ndeshjes, pasi priti penalltinë shpërthen: "Më thoshin cigan dhe serb... Ky nuk është sport"

Eshtë penalltia e tretë e pritur këtë sezon nga portieri i Granatës. Pastaj vjen ankesa për fyerjet e bëra…

2 Shkurt 2025, 09:07 Nga DOSJA
Milinkovic-Savic, MVP i ndeshjes, pasi priti penalltinë shpërthen:

ITALI - Vanja Milinkovic-Savic ishte ylli i ndeshjes në Bergamo midis Atalantas dhe Torinos: ai fitoi çmimin MVP të ndeshjes.

Portieri i Granatës i priti penalltinë sulmuesit të Atalantas, Retegui, duke i shpëtuar rezultatin skuadrës së tij. Kjo është penalltia e tretë e pritur nga portieri serb këtë sezon. Që nga viti 2021/22, vetëm Skorupski (pesë) ka pritur më shumë penallti se Vanja Milinkovic-Savic në Serie A (katër, si Szczesny dhe Meret).

“Nuk mund ta them sekretin që përdor te penalltitë”, tha ai për Dazn pas ndeshjes. “Kam ndryshuar plotësisht mënyrën e pritjes së penalltive: i kam studiuar gjuajtësit”. Pastaj vjen shpërthimi: "Unë nuk kam problem me ofendimet, por racizmi nuk është i mirë. Më kanë thënë gjëra si serb, cigan muti... Unë nuk iu jam përgjigjur, thjesht u ktheva dhe i shikova. Por ky nuk është sport".

Trajneri i Torinos, Paolo Vanoli vlerëson portierin e tij: "Milikovic-Savic është një fat për ne, ai është një nga portierët më të mirë në kampionat dhe gjithmonë i them: ai ka bërë një kërcim në mentalitet si i gjithë ekipi. Nuk e di se si ai stërvitet për penalltitë, i kam thenë se më mjafton nëse ai i pret ato”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll