Sport

Kongo i kërkon Arsenalit, Bayernit dhe PSG-së, të heqin sponsorin "Visit Ruanda"!...

Ministri i Jashtëm i Republikës Demokratike të Kongos i ka kërkuar Arsenalit, Bayernit dhe PSG-së që t'i japin fund promovimit të "Visit Ruanda" pas përkeqësimit të krizës humanitare në vend, lidhur me konfliktin midis dy kombeve.

2 Shkurt 2025, 09:21 Nga DOSJA
Kongo i kërkon Arsenalit, Bayernit dhe PSG-së, të heqin sponsorin

KONGO - Ministrja e Jashtme e Republikës Demokratike të Kongos, Therese Kayikwamba Wagner, i ka kërkuar Arsenalit, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain që t'i japin fund marrëveshjeve të tyre të sponsorizimit “të njollosur me gjak” me slloganin "Visit Ruanda", pas përkeqësimit të krizës humanitare në vend.

Ministri u shkroi tre klubeve këtë javë dhe vuri në pikëpyetje moralin e marrëveshjeve të tyre të sponsorizimit, duke cituar një raport të OKB-së, që sugjeronte se kishte 4.000 trupa ruandeze aktive në Republikën Demokratike të Kongos: 

"Mijëra njerëz janë aktualisht të bllokuar në qytetin e Gomës me akses të kufizuar në ushqim, ujë dhe siguri. (...) Janë humbur jetë të panumërta… Mbizotërojnë përdhunimet, vrasjet dhe grabitjet. Sponsori juaj është drejtpërdrejt përgjegjës për këtë mjerim. Nëse jo për ndërgjegjen tuaj, atëherë klubet duhet ta bëjnë këtë (përfundojnë marrëveshjen e tyre të sponsorizimit) për viktimat e agresionit të Ruandës”.

“Visit Ruanda” filloi sponsorizimin e Arsenalit në vitin 2018, me marrëveshjen e fundit që vlerësohet të jetë mbi 12 milionë euro në vit. Bayern nënshkroi një partneritet pesë-vjeçar për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e turizmit me Ruandën në vitin 2023, ndërsa “Visit Rwanda” është sponsor i PSG-së që nga viti 2019. Kontrata përfundon në vitin 2025 dhe sjell rreth 15 milionë euro në vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll