Insights

Printet shumëngjyreshe që paraqesin rrugë prej kalldrëmi zëvendësojnë kalldrëmin origjinal mesjetar në qytetin e vjetë

11 Mars 2019, 19:26 Nga DOSJA
Printet shumëngjyreshe që paraqesin rrugë prej kalldrëmi

TIRANË- Modele të reja letre të printuar janë gati për të zëvendësuar kalldrëmin koti që shëmtonte qytetin e Gjirokastrës qysh nga Mesjeta.

Në një akt të brohoritur njëzëri si depërtimi i pak ajri të freskët në ambientin e mykur dhe të vjetëruar të Gjirokastrës, autoritetet nisën shkatërrimin e rrugëve të mërzitshme prej kalldrëmi të mbrojtura nga UNESCO, për t’i zëvendësuar ato me një koncept më të ri, më modern dhe më të pranueshëm për syrin.

“Blloqet prej guri të latuar të vendosura në formë mozaiku të aftë t’i qëndrojnë një bombardimi ajror, u shkulën një nga një duke lënë një sipërfaqe të sheshtë e cila tani do t’i nënshtrohet trajtimeve të mëtejshme”, u shpreh eksperti i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore Tamtam Shkeli.

Ai shtoi se trajtimi nënkupton fillimisht vendosjen e një tapeti të gomuar që shmang rrezikun e frakturave apo edemave për ata që historikisht kanë vuajtur nga rrëzimet në këtë kalldrëm ogurzi, lyerjen me një shtresë vinovili dhe në fund shtrirjen mbi to, të printimeve me ngjyra.

“Kemi të bëjmë me një metodë të re e cila u jep rrugëve të qytetit një atmosferë festive që i përshtatet çdo eventi apo sezoni”, shtoi Shkeli.

Specialistët treguan sesi tabakët e printuar me ngjyra që do ngjiten mbi atë që dikur ishte kalldrëmi i gurtë bardhë e zi, do të përmbajnë sërish pamje kalldrëmi, por kësaj radhe me detaje më të kuruara me anë të teknikave kompjuterike, më të rregullta dhe më estetike.

Nuk do të mungojnë megjithatë në raste festash edhe shtrime letrash me motive floreale, zogj, figura realiste që japin idenë e kopshtijeve me zymbyla e bar të freskët etj.

“Ku ka më bukur se një rrugë që e ndërron pamjen çdo sezon, me anë të tenderave që do zhvillohen periodikisht për të zgjedhur figurat që do shtrohen”, tha Shkeli.

“Ndonjëherë mund të rivendosim edhe printimin e ish-kalldrëmit të vjetër të shëmtuar dhe gjithë gunga, për ata nostalgjikët e pashërueshëm që i bëjnë rezistencë çdo zhvillimi të ri”, përfundoi Shkeli duke siguruar megjithatë, se kjo masë mund të merret vetëm shkurtimisht, vetëm në zona të izoluara të qytetit dhe vetëm për qëllime ndërgjegjësimi.

Marrë nga Maçoku i zi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog gjirokastra kalldremi ne gjirokaster macoki i zi prishja e kalldremit gjirokastra kalldremi ne gjirokaster macoki i zi prishja e kalldremit

Sondazh

Poll

Insights 11 Mars 2019, 17:33

Paralelet që nuk bëhen dot me 26 Majin

Ka një sërë paradoksesh sot, në enturazhin mediatik të Lulzim Bashës, i cili për ironi të fatit është në shumicë një brez gazetarësh të majtë, që tentojnë të ev...

Insights 10 Mars 2019, 19:11

Rama në Fier: PPP e RRR

Në kronikën e vetëpregatitur nga Rama tek vizitonte punimet në incinerator shumëkush do te mbaj mend gjatë belbezinet e Rames: “PPP e RRR “.Në momentin që dëgjo...

Insights 10 Mars 2019, 13:36

Punë të mbarë deputetit Roshi

Ndër deputetët e rinj, që sapo bënë betimin dhe zunë vendet bosh, të  lëna nga  PD dhe LSI në Parlament, është edhe Profesor Enver Roshi. E njoh prej tridhjetë ...

Insights 9 Mars 2019, 15:43

Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen ...

Insights 9 Mars 2019, 14:17

Burrat, 8 marsi +364 ditë

Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është...