Insights

Rama në Fier: PPP e RRR

10 Mars 2019, 19:11 Nga DOSJA
Rama në Fier: PPP e RRR

Në kronikën e vetëpregatitur nga Rama tek vizitonte punimet në incinerator shumëkush do te mbaj mend gjatë belbezinet e Rames: “PPP e RRR “.

Në momentin që dëgjova PPP me vehte po thoshja: përralla, përalla, përalla por Rama e kish fjalën sigurisht për partneritetin publik privat, që në fakt në rastin e incineratorëve ato janë vërtet një përallë, por një përallë e frikshme. Ushtarët e tij i treguan përallën e incineratorit që bën të mira për gjithë popullin e Fierit dhe Rama e ritregoj përallën në një mënyrë më tërheqse duke treguar dhe si të “këqijtë” janë përpjekur të përzënë impiantin ( nuk e thotë incinerator, se e di negativitetin që kanë njerëzitpër të ). Vecse Rama duhet ta fillonte përallën qysh nga incineratori i Elbasanit, që ai nuk e zë më në gojë. Dhe ushtarët e tij asnjë nuk e zë më në gojë. Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes. Ai nuk punon. Ai mund të punoj vetëm nëse importohen plehra.

Por kur dëgjova RRR mu kujtua Redukto-Ripërdor-Riciklo, që jo vetë është një formulë e mirënjohur në Botë (Reduce-Reuse-Recycle), por është edhe në ligjin Shqiptar e fiksuar si hijerarki e menaxhimt të mbetjeve.

Dhe po e mbyll me një pyetje për lexuesin: A e keni dëgjuar të paktën një herë z. Rama të flasi për RICIKLIM, që e lakoi në të gjitha rasat, kur donte të miratonte ligjin e importit të plehrave?

Dhe një lutje për z. Rama: A mund të na dërgosh ndonjë ushtar tëndin, qoftë dhe një të vetëm, të bëjmë ndonjë dialog në publik, se mbase ju japim ju mundësinë për të hequr dorë nga monologu për dramën e plehrave dhe incineratorin në rolin kryesor të kësaj drame të shkruar ( nga kush?) ?

Marrë nga mjedisi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog lavdosh ferruni ppp rama ne fier lavdosh ferruni ppp rama ne fier

Sondazh

Poll

Insights 10 Mars 2019, 13:36

Punë të mbarë deputetit Roshi

Ndër deputetët e rinj, që sapo bënë betimin dhe zunë vendet bosh, të  lëna nga  PD dhe LSI në Parlament, është edhe Profesor Enver Roshi. E njoh prej tridhjetë ...

Insights 9 Mars 2019, 15:43

Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen ...

Insights 9 Mars 2019, 14:17

Burrat, 8 marsi +364 ditë

Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është...

Insights 9 Mars 2019, 12:30

Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme. Ka disa studiues shqiptar...

Insights 8 Mars 2019, 19:39

In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i...