Insights

Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

9 Mars 2019, 15:43 Nga DOSJA
Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen e mëngjesit në dhomën e madhe mbushur me fotografi të grave e burrave të shtëpisë, nga ato më të vjetrat e deri tek këto të fundit, familjes, ra gongu i madh i modeleve të grave të suksesshme, frymë-zuese/ zënëse/ nga ekranet dhe katedrat, nga krahët e politikës apo shoqërisë civile të Shqipërisë së mbetur në udhëkryqin e mbijetesës, ku liria është sa e pengmarrësit/ve po aq e rrezikuar në humbje tërësore të vlerave dhe dinjitetit për qytetarët, popullin, institucionet, shtetin.

Po ky është vendi, kuvendin e bën ligji i xhunglës, ose shkurt Darvinizmi tashmë jo thjesht për gjallesat, por njerëzit që thjesht gjallojnë, ose ekzistojnë në zgripin e mbijetesës.

Pastaj, ato gratë… në show publik që bëjnë bizz ekraneve…

Gratë të cilat së paku diku duhej të ishin të turpëruara për rrugën e suksesit të tyre për aq sa shoqërisë së cilës u ofrohen nuk i kanë sjellë dritë jo se jo, por me dijeni të plotë dhe vullnet i kanë sjellë korrupsion, kërcënim, errësirë dhe jo vetëm!

Ishin shumë dhe tepër, të tepërta në një ditë ku të jesh grua e dinjitetshme sot nuk përbën as vlerë as imazh! E tepërt shfaqja publike e tyre në katedra universitare publike, tashmë në publik për publikun!

Nesër do i keni përsëri ekraneve, katedrave, shoqërisë civile, e po ashtu partive politike të pushtetit dhe opozitës!

Tash, përsëri me nënën time.

Mbase kjo është tepër bardhë e zi, por deri sa të kenë ndërruar imazhet, shohim një film bardhë e zi, dhe foto pa ngjyra! 9. 03. 2019 Entela Kasi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog 8 mars 2019 entela kasi 8 mars 2019 entela kasi

Sondazh

Poll

Insights 9 Mars 2019, 14:17

Burrat, 8 marsi +364 ditë

Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është...

Insights 9 Mars 2019, 12:30

Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme. Ka disa studiues shqiptar...

Insights 8 Mars 2019, 19:39

In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i...

Insights 8 Mars 2019, 08:55

Gomat e djegura përballë hashashit

Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen n...

Insights 8 Mars 2019, 06:23

Dilema e një nëne

Neser perseri do zgjohem me idete e mbremjes, per nje dite me te mire per femijet e mi, per buzeqeshje me shume , per trishtim me pak. Zgjohem me kete ide dhe d...