1 Shkurt 2025, 17:01
Nga B.Z
Klevis Balliu
TIRANË - Kordinatori Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu, ka denoncuar sot bashkë me banorët e zonës së Lanës projektin e devijimit të lumit Lana i cili sipas banorëve prek 420 shtëpi.
Banorët e zonës deklarojnë se zhvendosja e lumit Lana sipas tyre bëhet për interes te ndërtimit të pallateve të njerëzve afër pushtetit. Banorët shprehen se si pasojë e punimeve plehrat kanë mbushur të gjithë zonën. Ata thonë se ndotja e lumit si rjedhojë e plehrave që nuk pastrohen po ju sjell semundje. Banorët shprehen gjithashtu se edhe rrugët në këtë zonë janë lënë në një gjëndje të mjerueshme.
Balliu: Pislliqet qe vijnë në Lumin Lana nuk vijnë ti pastrojnë asnjë ditë?
Qytetarja: Anjëherë, vetëm i hedhim në Lana. Lana ikën poshtë, dhe ska asnjë lloj kujdesi nga Bashkia. Vetëm me vendos pallate dhe me fitu për vete.
Balliu: Këta kërkojnë që ta shtyjnë lumin Lana dhe kjo shtyrje ju prish juve shtëpitë? Arsyeja e shtyrjes është sepse duan të bëjnë lulishte dhe gjëra për pallatin.
Qytetarja: Pse të prishen 400 shtëpi për një pallat?!
Balliu: 400 shtëpi prishen këtu?
Qytetarja: 420 shtëpia janë këtu.
Sakaq një qytetar tjetër shprehet se lidhur me projektin Bashkia e Tiranës ka premtuar për qytetarët dëmshpërblime por sipas tyre i ka mashtruar.
Qytetari: Ky projekt është denoncuar prej vitësh. Ka 4-5 vite që na kanë ardhur te shtëpia na kanë njoftuar për projektin e devijimit të shtratit të lumit Lana. Kërkesa e banorëve kryesisht ka qënë pjesa e dëmshpërblimit. Bashkia e Tiranës ka premtuar dëmshpërblime, ndëkrohë që i ka mashtruar.
Ndërkohë Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu deklaron se kjo zonë e cila është vetem 5 kilometra larg bashkisë Tiranë në vij ajrore është lënë në harresë. Ai shprehet se ky projekt është një projekt mafioz dhe kriminal për të cilën sipas tij Rama dhe Veliaj do të mbajnë përgjegjësi.
Balliu: Të gjithë e dimë që sektori i ndërtimit në Tiranë eshte sektori ku pastrohen paratë e drogës këtë se them une këtë e thotë anti-mafia Italiane dhe raportet më serioze ndërkombëtare. Ky projekt është një projekt mafioz dhe kriminal për të cilën Rama dhe Veliaj do të mbajnë përgjegjësi. Bashkia e Tiranës i ka ofruar qytetarëve 180 mije lek bonus qeraje, por në cilën lagje të Tiranë egziston ky cmim, askund. Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë ti vjedhin shtëpitë qytetarëve për të mbushur xhepat. Këtu po shkatrohen shtëpiat e qytetarëve për interesat e pushtetarëve.
klevis balliu erion veliaj edi rama
Politike
1 Shkurt 2025, 16:36
B.Z
Sali Berisha
GJERMANI -Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin Kombët...
Politike
1 Shkurt 2025, 15:12
B.Z
Tedi Blushi
TIRANË - Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar Konventën e PL, që u mbajt paraditen e sotme n&...
Politike
1 Shkurt 2025, 14:33
M.B
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav (djathtas) me të dërguarin evropian për dialog, Peter Sorensen.
KOSOVA- Ambas...
Politike
1 Shkurt 2025, 13:54
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar dhe mediat ditën e sotme në Kuvendin Kombëtar Rinor të...
Politike
1 Shkurt 2025, 14:17
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është më e zemëruar se kurrë dhe nuk do t’i japë...
Politike
1 Shkurt 2025, 13:53
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë sot nj&...
Politike
1 Shkurt 2025, 13:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia drejtues qeverisë dhe vet&eu...
Politike
1 Shkurt 2025, 13:25
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri dhe të për...
Politike
1 Shkurt 2025, 13:06
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fyerjet dhe ofendimet ndaj Opozitës në vend. Gjatë fjalës së tij Ram...
Politike
1 Shkurt 2025, 12:58
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vota e shqiptarëve për Partinë Socialiste përkthehet në një ...