Politike

"33 mijë e 600 dollarë verë"/ Cila është 'vera e florinjtë' që përmendi Ahmetaj për Ramën

Vera që Rama konsumon në vendin e tij të qetësisë në kryeministri është nga kantina 'Domaine de la Romanée-Conti'. Kjo kantinë verë në rajonin e Burgonjës në Francë është një nga verërat më të famshme dhe më prestigjoze në botë. Në kërkimin që Dosja.al ka bërë shihet se kjo verë futet në listimet e verërave më prestigjoze në bote dhe më nje çmim prej 33 mijë e 600 eurosh. 

28 Janar 2025, 14:20 Nga I.A
"33 mijë e 600 dollarë verë"/ Cila është
Rama, vera dhe Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një akuzë të fortë në intervistën e djeshme ndaj kryeministrit Edi Rama kopshtit të tij të luleve në kryeministri. Ahmetaj theksoi se në këtë kopshtin e tij të luleve, Rama pi një lloj vere me një çmim prej 33 mijë e 600 dollarë, bashkë me koordinatorët e krimit. 

"Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatari dhe in betëeen dhoma e luleve ku pihet kjo lloj vere me kordinatorin e krimit," tha Ahmetaj.

Por cila është vera kaq prestigjoze që përmendi Ahmetaj?

Vera që Rama konsumon në vendin e tij të qetësisë në kryeministri është nga kantina 'Domaine de la Romanée-Conti'. Kjo kantinë verë në rajonin e Burgonjës në Francë është një nga verërat më të famshme dhe më prestigjoze në botë. Në kërkimin që Dosja.al ka bërë shihet se kjo verë futet në listimet e verërave më prestigjoze në bote dhe më nje çmim prej 33 mijë e 600 eurosh. 

"33 mijë e 600 dollarë verë"/ Cila është
Vera

Vera më e njohur nga ky kantina është Romanée-Conti (pikërisht vera që konsumon Rama), e cila është një nga verërat më të shtrenjta dhe më të kërkuara nga koleksionistët. Ajo ka një shije të pasur, të thellë dhe me një potencial të madh, që mund të ndjesh kur e shijon shije të frutave të pjekura të kuqe dhe të zeza, si qershia, mjedra dhe manaferra, të cilat ndërthuren me nota delikate lulesh të manushaqes dhe trëndafilit.

"33 mijë e 600 dollarë verë"/ Cila është
Romanée-Conti

Romanée-Conti nga Domaine de la Romanée-Conti është një verë me shije dhe intensitet të pakrahasueshëm. Ngjyra e saj e kuqe e thellë është e këndshme për syrin, ndërsa aroma e saj magjepsëse ofron një simfoni frutash, lulesh dhe erëzash të pjekura. Shija është po aq sublime, me një teksturë prej kadifeje dhe shije të balancuara në mënyrë perfekte.

Me çfarë shoqërohet kjo verë?

Kjo lloj vere shoqërohet jashtëzakonisht mirë me pjata të rafinuara si lepur i zjerë, rizoto me tartuf ose fileto viçi me kore buke. E shijshme për tu shijuar, kjo verë posedon një potencial të jashtëzakonshëm fermentimi, që varion nga 15 deri në 30 vjet, duke ofruar një përvojë gjithnjë e më të shkëlqyer shijimi.

edi rama arben ahmetaj domaine de la romanée-conti

Sondazh

Poll