Aktualitet

Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin, 37-vjeçari humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Një 74-vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij 37-vjeç për arsye ende të paqarta. Mësohet se 37-vjeçari është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

1 Shkurt 2025, 19:18 Nga B.Z
Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin,
Foto ilustruese

TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Një 74-vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij 37-vjeç për arsye ende të paqarta. Mësohet se 37-vjeçari është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll