Aktualitet

Vihet eksploziv në banesën e 51-vjeçarit në Nikël, ende nuk dihen autorët

Nuk dihet ende se kush janë autorët sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 Shkurt 2025, 17:27 Nga B.Z
Vihet eksploziv në banesën e 51-vjeçarit në Nikël,
Foto ilustruese

KRUJË - Një sasi eksplozivi raportohet të jetë vendosur në një banesë në Nikël. Mësohet se eksplozivi është vendosur në banesën e 51-vjeçarit, SH.Mehmeti paraditen e djeshme i cili pasi ka konstatuar lëndën plasëse të vendosur në banesë ka njoftuar policinë. Kjo e fundit ka bërë sekuestrimin e eksplozivit. Nuk dihet ende se kush janë autorët sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion- Paraditen e djeshme shtetasi Sh. M., 51 vjeç, ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikël, ka konstatuar 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarrpërcjelles, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe per identifikimin dhe kapjen e autorit.

dhunohet polici ne tirane

Sondazh

Poll