Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht Tedi Blushi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Adriana Kalaja

Sipas njoftimit të policisë, personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

1 Shkurt 2025, 16:17 Nga B.Z
Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht Tedi
Foto ilustruese

TIRANË - Policia e Tiranës ka proceduar penalisht organizatorët e Protestës te Bashkia e Tiranës. Mësohet se procedimi penal ka nisur ndaj Anëtarit të Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçit, Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit, Drejtuesit Organizativ në PD, Klevis Balliut, avokates Adriana Kalaja, si dhe një person tjetër me inicialet A.T.

Sipas njoftimit të policisë, personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe avokati Altin Goxhaj, pasi mbrëmjen e djeshme, sipas Policisë, ka zhvilluar një protestë para Kryeministrisë për të cilën nuk ishte miratuar leja.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

sali berisha

Sondazh

Poll