Aktualitet

U plagos nga i dashuri i bashkëshortes/ 40-vjeçari në gjendje të rëndë, familja apel për ndihmë: Nuk po i përballojmë dot më shpenzimet

40-vjeçari u plagos më 5 janar në qytetin e Fierit, nga i dashuri i bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci. 

1 Shkurt 2025, 16:57 Nga E. D
U plagos nga i dashuri i bashkëshortes/ 40-vjeçari në gjendje
Gledi Hoxhallari

TIRANË- Gledi Hoxhallari ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën prej rreth një muaj. 40-vjeçari u plagos më 5 janar në qytetin e Fierit, nga i dashuri i bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci. 

Hoxhallari tani duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ezofag, ndërhyrje e cila kushton dhe familja deklaron se nuk mund të përballojë më shpenzimet shëndetësore, duke apeluar kështu për ndihmë.

Familjarët e 40-vjeçarit kanë hapur një GoFundMe, me shpresën se do të mblidhet shuma e nevojshme për të siguruar trajtimin e nevojshëm për t’i shpëtuar atij jetën.

Linku i GoFundMe

 gledi hoxhallari

Sondazh

Poll