Aktualitet

"Bashkohuni me trenin e PS në 11 maj", Rama: Nxënësit do të marrin mësime në teknologji me metoda të avancuara

Rama theksoi se sa më shumë opozita tënton që ti hedh baltë, trenit të PS-së, aq më shumë do të shkelen nga populli.

1 Shkurt 2025, 13:15 Nga I.A
"Bashkohuni me trenin e PS në 11 maj", Rama: Nxënësit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen më trenin e PS-së, duke kërkuar votën e tyre. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sa më shumë opozita tënton që ti hedh baltë, trenit të PS-së, aq më shumë do të shkelen nga populli. Po ashtu Rama shtoi se tashmë në Shqipëri nxënësit mund të marrin mësime teknologjike me metoda shumë të avancuara. 

“Të gjitha këto tregojnë se horizonti i teknologjisë po hapet me shpejtësi të ri në Shqipëri, duke krijuar një perspektivë të re punësimi të mirëpaguar. Përpara disa vitesh më përqeshnin kur thosha se shumë shpejt do të përhapet me shpejtësi rrjeti i të rinjve që do të punojnë jashtë duke qëndruar brenda. Sot ky është embrion i celur që vetëm do të zhvillohet në vitet e ardhshme. Parafytyrini se çfarë do të ndodhë kur këta fëmijë dhe nxënës që hyjnë në laboratoret inteligjente dhe marrin mësime në teknologji me metoda të avancuara t’i drejtohen nesër tregut të punës. Nuk është vetëm e sotmja premtuese dhe perspektiva e sigurtë e teknologjisë së lartë, që nga sot 100 ditë do ta bëjnë shumicën e votuesve të parë, të rejat dhe të rinjtë që ta refuzojnë kënetën opozitare dhe bufin e saj të stërplakur dhe t’u thonë bretkosave, ata do t’i bashkohen trenit të PS në 11 maj. Nga Tirana lokomotiva jonë që sa më shumë do të përpiqen ta ndalojnë duke hedhur baltë nëpër shina, aq më shumë do të jenë të shkelur nga populli i Tiranës me votën e 11 Majit, që nga Shkodra e gjer në Vlorë, sepse Shqipëria po bëhet. Kudo nga Tropoja në Konispol, ku toka quhet Shqipëri po krijohet një mundësi,” tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll