Aktualitet

Zjarr pranë tunelit të Skerficës në Gjirokastër, përfshihet nga flakët një makinë tip "Audi"

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

31 Janar 2025, 18:59 Nga B.Z
Zjarr pranë tunelit të Skerficës në Gjirokastër,
Makina e djegur

GJIROKASTËR - Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Skerficës, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, zjarrfikësit kanë mbërritur në vëndngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri raportohen vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.

Sondazh

Poll