Aktualitet

I mori makinën një personi nëpërmjet mashtrimit, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Policia bën me dije se është gjetur dhe sekuestruar automjeti.

31 Janar 2025, 17:32 Nga M.B
I mori makinën një personi nëpërmjet mashtrimit, shpallet
Foto ilustruese

KRUJA- Një 32-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e një personi. Policia bën me dije se është gjetur dhe sekuestruar automjeti. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M.”, njofton policia.

policia

Sondazh

Poll