Aktualitet

Grabitën sende me vlerë 10 mln euro/ Çmontohet grupi kriminal në Spanjë, në pranga 7 shqiptarë

Në kuadër të operacionit “BOP”, në pranga janë vënë shtatatë shqiptarët. Siç raportohet grupi kriminal kanë grabitur qindra shtëpi duke dhunuar, kërcënuar dhe armë zjarri pronarët apo qiramarrësit e banesave.

31 Janar 2025, 15:18 Nga E. D
Grabitën sende me vlerë 10 mln euro/ Çmontohet grupi kriminal
foto ilustruese

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një organizatë kriminale shqiptare, e cila grabiste shtëpitë luksoze në pjesë të ndryshme të Spanjës dhe Portugalisë. Në kuadër të operacionit “BOP”, në pranga janë vënë shtatatë shqiptarët. Siç raportohet grupi kriminal kanë grabitur qindra shtëpi duke dhunuar, kërcënuar dhe armë zjarri pronarët apo qiramarrësit e banesave.

Gjithashtu janë sekuestruar sende me vlerë 10 milionë euro si edhe 44.500 euro, 23.700 dollarë amerikanë dhe 603.000 hryvnia ukrainase. Po ashtu policia gjeti në vilën ku shqiptarët kishin bazën e tyre shufra ari, si dhe sende të shumta të markave luksoze, përfshirë veshje, rripa dhe çanta dore.

Mediat vendase shkruajnë se në makinat që përdornin grupi kriminal për grabitjet, u gjetën kasaforta dhe mjete për t’i hapur, si dhe materiale të shumta telefonike dhe radiotransmetuese. Në atë banesë gjatë operacionit, policia gjeti edhe tre armë zjarri, 35 orë dhe 186 bizhuteri me vlerë, të groposura nën tokë. Deri tani janë zbardhur 16 grabitje, ndonëse hetimi është ende në vazhdim.

Hetimi raportohet se filloi në qershor 2024, kur anëtarët e Institutit të Armatosur u morën në dijeni për një seri grabitjesh që ishin raportuar në komplesin luksoz Sotogrande, që ndodhet në San Roque, Cádiz. Rrjeti shqiptar thuhet se krijoi bazën e tij të operacioneve në një shtëpi pranë La Puebla de Cazalla, në provincën e Seviljes.

Prej andej, ata kryen grabitje në kryeqytetin e Andaluzisë, Kordoba, Murcia, Málaga, Alicante dhe Portugali. Gjatë grabitjeve, të shtatë personat kanë fshehur fytyrat, të veshur me të zeza dhe me doreza. Ata kanë grabitur kryesisht bizhuteri dhe sende luksi, që mund t’i mbanin në çanta shpine. Po ashtu, ata kanë përdorur makina me fuqi të lartë, të vjedhura më parë dhe me targa false, për të transportuar mallin në pronën e vendosur në provincën e Seviljes.

policia spanjolle

Sondazh

Poll