Aktualitet

Me pistoletë dhe kallash në duar/ Klodiana Lala publikon VIDEON: Të rinjtë në Shkodër sfidojnë shtetin! Lëvizin të lirë me armë në makinë

Lala thotë se videon e ka adresuar në Polici por nuk ka marrë asnjë reagim nga kjo e fundit. Lala shprehet se personat në video të cilët ende nuk janë identifikuar, vijojnë të jenë të lirë duke lëvizur me armë në makinë dhe duke sfiduar shtetin.

31 Janar 2025, 17:03 Nga B.Z
Me pistoletë dhe kallash në duar/ Klodiana Lala publikon VIDEON:
Pamje e të rinjve në makinë

TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka publikuar së fundmi një video ku duken dy të rinj të cilët janë duke qarkulluar me armë zjarri kallashnikov në makinë. Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Lala sqaron se video i është dërguar disa muaj më parë dhe mendohet të jetë xhiruar në Shkodër, por kjo mbetet ende e pa konfirmuar.

Në video shihen dy të rinjtë me kapuça në kokë teksa bëjnë manovra të rrezikshme me makinë, teksa në duar mbajnë edhe armët. Të rinjtë keto pamje shihet se i kanë publikuar edhe në rrjetet e tyre sociale. 

 
 

Lala thotë se videon e ka adresuar në Polici por nuk ka marrë asnjë reagim nga kjo e fundit. Lala shprehet se personat në video të cilët ende nuk janë identifikuar, vijojnë të jenë të lirë duke lëvizur me armë në makinë dhe duke sfiduar shtetin, duke u bërë kështu edhe burim rreziku për shumë kalimtarë dhe banorë të zonës.

Postimi i gazetares Klodiana Lala:

Kjo video me ka ardhur muaj me pare ne rrjetet e mia sociale.
Mendohet te jete realizuar ne Shkoder, por une se kam konfirmuar ende ne menyre te pavarur.
Atekohe e pata adresuar ne polici, por askush nuk reagoi.
Mbase qytetaret do te ndihmojne policine ne identifikimin e personave qe levizin me arme dhe sfidojne shtetin!

klodiana lala merr cmim

Sondazh

Poll