Bota

Maduro dhe Grenell do të takohen së shpejti, qëllimi i takimit rregullimi i marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA dhe Venezuelës

Takimi do të ketë synim rregullimin e marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA dhe Venezuelës, për shkak të sanksioneve nga amerikanët dhe akuzat nga regjimi i Maduros për tentativa për grusht shteti.

31 Janar 2025, 17:53 Nga E. D
Maduro dhe Grenell do të takohen së shpejti, qëllimi i takimit
Nicolas Maduro 

VENEZUELË- Ministria e Komunikimeve e Venezuelës konfirmoi sot në një postim në aplikacionin Telegram se Presidenti Nicolas Maduro do të takohet me të dërguarin special të SHBA-së për misionet Richard Grenell.

Takimi do të ketë synim rregullimin e marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA dhe Venezuelës, për shkak të sanksioneve nga amerikanët dhe akuzat nga regjimi i Maduros për tentativa për grusht shteti.

Qeveria e Maduros do të detyrohet të pranojë shumë kushtet nga pala amerikane për arsye se Venezuela ka një situatë shumë të vështirë me inflacionin dhe heqja e sanksioneve do të lehtësonte veprimtarinë e ekonomike në vend.

Delegacioni i Trump do të kërkojë rinovimin e licencës se kompanisë amerikane të naftës ‘Chevron’ për operimin në Amerikën e Jugut si dhe lirimin e të arrestuarve amerikan në Venezuelë



richard grenell nicolas maduro 

Sondazh

Poll