Bota

Tragjedia ajrore me 67 viktima/ Trump: Helikopteri po fluturonte në lartësi mbi normat e lejuara!

Trump iu referua rregullores që përcakton lartësinë maksimale të lejuar të fluturimit në zonë.

31 Janar 2025, 15:42 Nga E. D
Tragjedia ajrore me 67 viktima/ Trump: Helikopteri po fluturonte në
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka bërë një postim të ri në lidhje me tragjedinë e avionit në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan që mori jetën e 67 personave.

“Helikopteri Blackhawk po fluturonte shumë më lart se kufiri i lejuar. Kjo nuk është aq e vështirë për tu kuptuar, apo jo?" ka shkruar Trump. 

Trump iu referua rregullores që përcakton lartësinë maksimale të lejuar të fluturimit në zonë. Sipas të dhënave të regjistruesit të fluturimit, helikopteri ushtarak kishte bërë një ngjitje të shpejtë ku kishte kaluar normat e lejuara të lartësisë. 

Sipas FAA, avioni Bombardier i American Airlines u përplas me helikopterin Sikorsky H-60 ​​teksa po afrohej për të ulur në aeroportin Ronald Reagan. Përplasja mund të ishte shmangur, tha Sean Duffy, Sekretari i ri i Transportit në administratën Trump. Ekuipazhi i helikopterit ishte relativisht me përvojë dhe po kryente një fluturim rutinë stërvitor natën tha ministri i ri i Mbrojtjes Pete Hegseth.

donald trump

Sondazh

Poll