Bota

WhatsApp: Dhjetëra përdorues ishin objektiv i softuerit izraelit të spiunimit

Zyrtari tha për agjencinë e lajmeve Reuters se WhatsApp ia ka dërguar Paragonit një letër duke i kërkuar të ndalojë, pas përpjekjes për hakim.

31 Janar 2025, 16:25 Nga M.B
WhatsApp: Dhjetëra përdorues ishin objektiv i softuerit izraelit
Foto ilustruese

SHBA- Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjëstruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, tha të premten një zyrtar i aplikacionit të Meta-s. Zyrtari tha për agjencinë e lajmeve Reuters se WhatsApp ia ka dërguar Paragonit një letër duke i kërkuar të ndalojë, pas përpjekjes për hakim.

WhatsApp tha në një komunikatë se kompania “do të vazhdojë ta mbrojë mundësinë e njerëzve për të komunikuar privatisht”. Paragoni nuk ka dashur të komentojë. Zyrtari i WhatsApp-it shtoi për Reuters se Paragoni u përpoq t’i hakojë rreth 90 përdorues të kësaj platforme.

Ai nuk tregoi se kush në veçanti ishte në shënjestër dhe nga cilat vende vinin, duke theksuar se objektiv i hakimit ishte një numër i paspecifikuar i figurave mediatike dhe shoqërisë civile. Zyrtari theksoi se WhatsApp e “ndali” tentimin për hakimin e përdoruesve të tij.

Ai nuk pranoi të komentojë se si WhatsApp e kuptoi se Paragoni është përgjegjës për hakimin. Ai shtoi se institucionet ligjore dhe “partnerët industrialë” janë njoftuar për hakimin, pa dhënë më shumë hollësi./ REL

whatsapp

Sondazh

Poll