Sport

Pasi është liruar, Nainggolan kërkon privatësi: "Tani dua të mendoj vetëm për futbollin"

Ish-mesfushori i Interit dhe Romës ka shpjeguar qëndrimin e tij në rrjetet sociale

31 Janar 2025, 12:30 Nga DOSJA

Pasi është liruar, Nainggolan kërkon privatësi: "Tani

ITALI - "Tani që jam kthyer në shtëpi, dua të përqendrohem plotësisht te futbolli dhe të gjej qetësinë time shpirtërore. Ju kërkoj me mirësi që të respektoni privatësinë time dhe kohën që më duhet të rikuperoj."

Kështu është shprehur Radja Nainggolan, e cili ka postuar një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, pasi u arrestua në Belgjikë me akuzën e pastrimit të parave.

Ish-mesfushori i Romës dhe Interit u arrestua dhe u mor në pyetje nga hetuesit për lidhjet e tij me një organizatë kriminale, megjithatë Nainggolan mohoi çdo lloj përfshirje dhe u la i lirë pas disa orësh me detyrimin për të qëndruar në territorin belg.

Në mes të kësaj trazire, lojtari me origjinë indoneziane, kërkoi konfidencialitet për të sqaruar më mirë pozicionin e tij: "Përshëndetje të gjithëve. Mund ta imagjinoni që ditët e fundit kanë qenë tepër të vështira. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur.

Përkrahja e ngrohtë e familjes dhe miqve të mi, së bashku me besnikërinë dhe besimin e KSC Lokeren-Temse, tifozët e saj të mrekullueshëm dhe bashkëlojtarët e mi, më japin forcë për të vazhduar.

Avokatët e mi, z. Mounir Souidi, meritojnë respekt maksimal për përkushtimin e tyre të palodhur dhe profesionalizmin e tyre të treguar, - shprehet Nainggolan. - Për momentin, nuk më lejohet dhe nuk do të jap asnjë intervistë për këtë çështje." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll