30 Janar 2025, 21:34
Nga E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur mbi mundësinë e tërheqjes së tij përfundimisht nga politika. Basha i ftuar në emisionin “Open” në News 24 theksoi se ndjen shpesh nevojën për tu distancuar nga një politikë që e përshkroi si “pa fytyrë njerëzore” dhe se e ka menduar qindra herë largimin nga ky angazhim.
Gjithashtu Basha shpjegoi se, përkundër ofertave të shumta për një jetë profesionale jashtë politikës, është angazhuar të qëndrojë në politikë për shkak të detyrimit që ndjen ndaj demokratëve që besojnë në një drejtim të ri. Ai e përmendi se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kishte menduar se tërheqja mund të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe për shqiptarët.
“Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, kam besuar që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët. Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal. Unë nuk e kam lidhur jetën me karrige politike. Jo një herë, por qindra herë më ka shkuar në mendje të lë politikën. Për shkak të një politike pa fytyrë njerëzore, në Shqipëri politika është një xhungël e llojit të veçantë. Kundërshtari im politik Edi Rama ka investuar mjetet e tij kundër meje.
Në një ambient acid si ky, të shkon ndërmend qindra herë të braktisësh politikën. Unë vij nga një jetë profesionale. Edhe sot që flasim nuk më mungojnë ofertat për një jetë profesionale nga ambientet ndërkombëtare. Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të 6 marsit, kam besuar në një moment, që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët. Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal. Për interesin personal një pjesë e madhe në PD shkuan të lëpinin me kokën ulur atë që kishin pështyrë sepse donin një pozitë më të lartë”, tha Basha.
lulzim basha
Politike
30 Janar 2025, 21:21
M.B
Albana Vokshi
STRASBURG- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të K&eum...
Politike
30 Janar 2025, 21:20
E. D
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ...
Politike
30 Janar 2025, 21:09
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë këtë të enjte një intervistë ...
Politike
30 Janar 2025, 21:12
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Disa deputetë britanikë kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. M&e...
Politike
30 Janar 2025, 20:49
M.B
Damian Gjiknuri
TIRANA- Deputeti socialist njëherësh dhe sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian G...
Politike
30 Janar 2025, 20:46
B.Z
Jorida Tabaku
TIRANË - Deputetja e Partisë Demorkatika, Jorida Tabaku nga foltorja e kuvendit hodhi sot akuza ndaj qeverisë për hartimi...
Politike
30 Janar 2025, 20:40
E. D
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, duke folur nga Foltoria e Kuvendit tha se “rilindasit&rdqu...
Politike
30 Janar 2025, 20:29
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekaruar mbrëmjen e sotme se në datë 8 shkurt Tirana d...
Politike
30 Janar 2025, 20:18
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e mbajtur në PD me drejtuesit politik, koordinatorë...
Politike
30 Janar 2025, 20:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me Drejtuesit Politik, Koordinato...