Sport

Java e 23-të e Superiores, në dy ditë…

Ndeshjet do të luhen të premten dhe të shtunën

31 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Java e 23-të e Superiores, në dy ditë…

TIRANE - Java e 23-të e kampionatit të Superiores do të luhet të premten dhe të shtunën. Egnatia - Bylis dhe Teuta - Vllaznia do të luhen ditën e premte. Në Egnatia Arena të Rrogozhinës, kryesuesit e kampionatit presin Bylisin në ora 13:30, ndërsa sfida Teuta - Vllaznia do të luhet në “Niko Dovana” në ora 16:30.

Të shtunën, do të luhen tre ndeshjet e tjera. Laçi pret Partizanin në shtëpi, me sfidën që është planifikuar të nisë në ora 13:30. Ndërkaq, dy takimet e tjera: Dinamo City - Skënderbeu dhe Tirana - AF Elbasani janë programuar të nisin në ora 16:30. Bardheblutë e kryeqytetit do të luajnë në “Niko Dovana” të Durrësit.

Java e 23-të e Superiores, në dy ditë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll