Sport

Guardiola shpreh entuziazëm dhe frikë për formatin e ri të Champions League…

Diferenca e golave e shpëton Man.Cityn dhe ata do të kenë një play-off të vështirë

30 Janar 2025, 18:55 Nga DOSJA
Guardiola shpreh entuziazëm dhe frikë për formatin e ri të

ANGLI - Ndonëse aventura e Manchester Cityt ndaj Club Brugges ka përfunduar me një fund të lumtur, kampioni anglez ka qenë më së shumti në litar (3-1).

Pas kaq shumë vuajtjesh, nuk do të kishte çuditur askënd, që Pep Guardiola të mos kishte thënë fjalë të bukura për Ligën e re të Kampionëve. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta: trajneri nga Santpedor mendon se, pikërisht, përvoja e tij tregon suksesin e formatit:

"Unë do të thoja se nuk më pëlqen, sepse kemi vuajtur, por në fakt më pëlqen. Është mirë për shikuesit që në ndeshjen e fundit, ka kaq shumë për të vendosur, askush nuk është i sigurt. Skuadrat e mëdha mund të jenë jashtë. Ne ishim në një litar të ngushtë në fillim të sezonit dhe City mund të ishte jashtë, gjithçka është shumë vështirë."

Guardiola, i cili u rishfaq në dhomën e shtypit sërish me shenja në fytyrë, paralajmëron lojtarët e mëdhenj në Evropë, se duhet të futen në prizë që në ditën e parë:

"Problemi është se ne luajmë më shumë ndeshje në shtator, tetor, nëntor, dhe kur nuk jeni në formë të plotë, ju vuani siç vuajtëm ne. Në të ardhmen skuadrat e rëndësishme duhet të përjetojnë ndoshta atë që kemi përjetuar ne. Ose ndoshta jo, sepse skuadrat do ta kuptojnë, 'O Zot, nëse nuk jemi të kujdesshëm që në fillim, mund të mbetemi jashtë!'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll