Sport

VIDEO / Mbyllet edhe Europa League, jashtë Besiktasi i Muçit e Rashicës. Avancon Bajrami!

Besiktasi, në këtë eliminim i bashkohet skuadrave të Bragës, Elfsborg, Hoffenheim, Maccabi Tel Aviv, Slavia Pragë, Malmo, RFS, Ludogorets, Dinamo Kiev, Nice dhe Qarabag

30 Janar 2025, 23:09 Nga DOSJA

TURQI – Mbyllet edhe faza e kampionatit të Europa League. Besiktasi i Ernest Mucit dhe Milot Rashicës i thotë përfundimisht lamtumirën Europa League. Skuadra turke e Ole Gunnar Solskjaer humbi në ndeshjen e fundit me Twenten me rezultatin 1-0 dhe kështu u eliminua nga kompeticioni, të cilin e mbylli në vendin e 28-të.

Besiktasi, në këtë eliminim i bashkohet skuadrave të Bragës, Elfsborg, Hoffenheim, Maccabi Tel Aviv,  Slavia Pragë, Malmo, RFS, Ludogorets, Dinamo Kiev, Nice dhe Qarabag.

Glasgow Rangers, ku aktivizohet Nedim Bajrami, ia del të kualifikohet në 1/8 e finaleve me skuadrën skoceze që fitoi 2-1 ndaj Union St Gilloise për t’u pozicionuar në vendin e 8-të. Në këtë mënyrë, Ranges i bashkohet Lazios që ndonëse humbi 1-0 me Bragën e mbylli këtë fazë të Ligës në vendin e parë të klasifikimit.

Po kështu ku kualifikuan direkt edhe Tottenham e Manchester United që fituan respektivisht ndaj Elfsborg 3-0 dhe FCSB 2-0. Eintrachti i Franfurtit është nje prej 8 më të mirave edhe pse humbi 2-0 ndaj Romës, me verdhekuqtë që sigurojnë kualifikimin për në playoff. Lyoni dhe Olympiacos janë skuadrat e tjera që u kualifikuan për në 1/8 e finaleve të Europa League.

Në playoff janë edhe Ajax dhe Fenerbahce me skuadrën holandeze që u pozicionua në vendin e 12-të pas fitores 2-1 me Galatasaray që gjithsesi vazhdon edhe kjo rrugëtimin në Europa League, ndërsa Fenerbahce barazoi 2-2 me Midtyllan, duke e mbyllur fazën e parë të kompeticionit në vendin e 24-t. Ja rezultatet e të gjitha ndeshjeve të fundit të Europas League:

VIDEO / Mbyllet edhe Europa League, jashtë Besiktasi i Muçit e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll