Aktualitet

LISTA/ Strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore, ja emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë fushatës

Në krye të kësaj Task-Force do qëndrojë kryeprokurori Altin Dumani, ndërsa për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i seksionit kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, Klodian Braho e së bashku me ta edhe Dumani.

30 Janar 2025, 17:53 Nga M.B
LISTA/ Strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore, ja emrat e
Foto ilustruese

TIRANA- Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që konsiderohet si “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale. “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj me radhë nga muaji shkurt 2025, deri në muajin maj 2025.

Në krye të kësaj Task-Force do qëndrojë kryeprokurori Altin Dumani, ndërsa për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i seksionit kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, Klodian Braho e së bashku me ta edhe Dumani.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se në Gjirokastër është caktuar si prokuror koordinator Arben Kraja, në Elbasan, Ols Dado, në Shkodër Dritan Premçi, në Kukës Anita Jella, në Berat, Behar Dibra, në Durrës Ervin Kondili, në Fier Doloreza Musabelliu së bashku me Sotir Kllapin në Dibër Ervin Gokaj dhe në Korçë, Vladimir Mara.

Të gjitha këta prokurorë gjatë periudhës 3 mujore do të kenë takime dhe zhvillojnë mbledhje me Drejtoritë dhe strukturat policore të qarkut ku kanë emëruar si koordinatorë special. Qëllimi i takimeve, do jenë për ngritjen e një pune operative me qëllim evidentimin e rasteve, ku ka tendencë për blerjen e votës nga elementët e subjekteve politike.

Lista:

Adnand Xholi në Tiranë

Altin Dumani në Tiranë

Klodian Braho në Tiranë

Arben Kraja në Gjirokastër

Ols Dado në Elbasan

Dritan Prenci në Shkodër

Anita Jella në Kukës

Behar Dibra në Berat

Ervin Kondili në Durrës

Doloreza Musabelliu në Fier

Sotir Kllapi në Fier

Ervin Gokaj në Dibër

Vladimir Mara në Korçë

Elida Kacckini në Vlorë

Bledar Maksuti në Vlorë

Manjola Kajana në Vlorë

spak

Sondazh

Poll