Politike

"Iku koha jote kur certifikatat bliheshin!" Balla debat me Mziun në seancë plenare, demokrati: E-Albania nuk punon në Shqipëri, jo më jashtë vendit

Ai ironizoi me deputetin demokrat Xhelal Mziu, pasi sipas Ballës certifikatat nuk blihen më si në kohën e Mziut por merren në e-albania. Mziu iu përgjigj duke thënë se e-albania nuk punon në Shqipëri, e jo më jashtë vendit.

30 Janar 2025, 16:25 Nga M.B
"Iku koha jote kur certifikatat bliheshin!" Balla debat me Mziun
Taulant Balla dhe Xhelal Mziu

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka replikuar ndaj demokratëve në Kuvend lidhur me çështjen e votës së diasporës. Balla tha se sa i përket mosregjistrimit të atyre që nuk kanë një pasaportë shqiptare, kjo është një praktikë që ndiqet kudo. Ai ironizoi me deputetin demokrat Xhelal Mziu, pasi sipas Ballës certifikatat nuk blihen më si në kohën e Mziut por merren në e-albania. Mziu iu përgjigj duke thënë se e-albania nuk punon në Shqipëri, e jo më jashtë vendit.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Balla: Mjaftojnë 2 dokumenta për tu regjistruar, i pari është ID ose pasaportë edhe nëse është e skaduar. Tjetra është një dokument që të vërtetojë adresën. Një dokument japin për adresën dhe kur plotësojnë adresën japin dokument tjetër. mos u gënjeni nga njëri që ka 30 vjet që gënjen. Është e paligjshme të regjistrohesh me një dokument të një vendi tjetër. Nuk e bën asnjë vend. KQZ ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka qenë shumë liberal në këtë pjesë. Ka lehtësuar mundësinë e regjistrimit të pjesës tjetër të familjes. Ju vetëm lëmsh bëni.

Çdo qytetar shqiptar që kontratën e qerasë e ka në emër të kryefamiljarit, mjafton të bashka ngjisi certifikatën familjare. Xhelal ka mbaru  koha kur ishe ti ku certifikata blihej me lekë. Për ju nuk punon asnjë gjë. Ne e-Albania certifikata familjare merret në çdo moment. Ju jeni kundër votës së diasporës. Doni të bllokoni dy elementë kryesorë. Nuk ka asnjë alibi që ju rezultatin e 11 majit do e keni humbjen më të thellë që as ajo e 1997 nuk do ju duket aq e thellë. Frika ju ka karakterizuar kaq vite. Keni frikë që Celibashi do ju vjedhi, bujrum ti numërojnë çdo përfaqësues partiakë.

Mziu: Ka mijëra që nuk kanë një dokument. Edhe kur kanë një dokument shqiptar nuk regjistrohen dot. E-Albania nuk funksionon në Shqipëri jo më jashtë Shqipërisë.

kuvend

Sondazh

Poll