Bota

Droni rus godet një ndërtesë shumëkatëshe, humbin jetën katër persona, plagosen edhe 9 të tjerë (VIDEO)

Sulmi shkatërroi pesë apartamente dhe dëmtoi më shumë se 20 makina.

30 Janar 2025, 14:57 Nga N.F
Droni rus godet një ndërtesë shumëkatëshe, humbin
Ndërtesa e goditur

UKRAINË- Një dron rus goditi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy. Sulmi u regjistrua sot herët në mëngjes duke vrarë katër persona dhe duke plagosur nëntë, përfshirë një fëmijë. Guvernatori Volodymyr Artyukh tha se shërbimet e urgjencës po evakuonin banorët nga pjesë të ndërtesës. Sulmi shkatërroi pesë apartamente dhe dëmtoi më shumë se 20 makina.

Rajoni, i cili kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë ku Ukraina nisi një inkursion në gusht 2024, është shënjestruar rregullisht nga dronët rusë. Rusia mohon të ketë synuar qëllimisht civilë, por mijëra janë vrarë ose plagosur që kur trupat e Moskës filluan një pushtim të Ukrainës në shkurt 2022.

lufta rusi-ukraine vriten 4 persona

Sondazh

Poll