Bota

Po bënin ski jashtë pistës/ E pësojnë skiatorët në Alpeve Franceze, vriten nga ortekët e dëborës

Një grumbull dëbore erdhi në Val-Cenis, në rajonin juglindor të Savoie, duke vrarë katër skiatorë norvegjezë, ndërsa një skiatore zvicerane vdiq më në veri në rajonin Haute-Savoie, afër Chamonix.

30 Janar 2025, 14:02 Nga M.L
Po bënin ski jashtë pistës/ E pësojnë skiatorët
Alpet franceze

FRANCË- Pesë skiatorë u vranë nga dy ortekë të veçantë në Alpet franceze të mërkurën. Një grumbull dëbore erdhi në Val-Cenis, në rajonin juglindor të Savoie, duke vrarë katër skiatorë norvegjezë, ndërsa një skiatore zvicerane vdiq më në veri në rajonin Haute-Savoie, afër Chamonix.

Tre nga norvegjezët vdiqën menjëherë, ndërsa një e katërta, vdiq në një spital aty pranë, pasi pësoi hipotermi të rëndë dhe një arrest kardiorespirator. Ata ishin pjesë e një grupi më të madh prej shtatë skiatorësh, por tre të tjerët ishin të padëmtuar.

Jacques Arnoux, kryebashkiak i Val-Cenis, i tha AFP-së se secili anëtar i grupit kishte mbajtur një fener për të parë nëse kishte ortek, teksa po bënin ski jashtë pistës. 

"Ishte një ortek me përmasa të mëdha që u shkaktua jashtë zonës së skive," shtoi kryebashkiaku Arnoux.

Një ekip prej 10 specialistësh të shpëtimit malor u dërguan në operacion. Viktima zvicerane, një grua 30-vjeçare, ishte duke bërë ski me vëllain e saj, i cili u dërgua në spital për analiza dhe babain e saj, i cili nuk u lëndua. Të tre kishin airbag kundër ortekut dhe po bënin ski jashtë pistës në vargmalin malor të masivit Mont Blanc. 

val-cenis

Sondazh

Poll