Aktualitet

Pacienti futet me bidon benzine në repartin e dializës në Korçë, kërcënon mjekët se do i vërë flakën vendit, shoqërohet në polici

Personi gjithashtu raportohet se është pacient i shërbimit të dializës dhe paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve me një bidon benzinë në dorë. Ai ka kërcënuar infermierët e dializës. 

30 Janar 2025, 11:55 Nga N.F
Pacienti futet me bidon benzine në repartin e dializës në
Foto ilustruese

KORÇË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se një person ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës se do ti vërë flakën vetes dhe vendit. 

Personi gjithashtu raportohet se është pacient i shërbimit të dializës dhe paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve me një bidon benzinë në dorë. Ai ka kërcënuar infermierët e dializës. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë.

Pacientit i ka rënë nga dora bidoni i benzinës pa arritur t'i vinte flakën. Ai është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa grupet e ekspertëve janë në vendngjarje për të zbardhur atë çka ka ndodhur paraditen e sotme.

spitali ne korce

Sondazh

Poll