Bota

Kurti takohet me kreun e LDK për koalicionin, Mustafa: S’ka ende marrëveshje, do shihemi sërish

7 Janar 2020, 15:36 Nga DOSJA
Kurti takohet me kreun e LDK për koalicionin, Mustafa: S’ka ende

KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe liderit i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafës janë takuar sot për gati tre orë në Kuvendin e Kosovës. Mësohet se gjatë takimit u diskutua lidhur me koalicionin qeverisës për Kosovën, pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Takimi Kurti – Mustafa vjen pas atij të kreut të LVV me presidentin Hashim Thaçi. Mustafa pas takimit është shprehur se sot nuk është arritur asnjë marrëveshje, por do të ketë sërish një takim nesër. 

Disa ditë më parë në seancën konstituive të Kuvendit dy partitë shkuan pa marrëveshje dhe kryeparlamentar i vendos Glauk Konjufcën nga radhët e VetëVendosjes, edhe pse Kurti në një videomesazh për qytetarët shpjegoi se posti do t’i përkiste LDK-së. Por pasi  ka marrë ‘karrigen’ e kryeparlamentarit, Albin Kurti është tërhequr nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por për asnjë moment nuk ka pasur një shenjë për marrëveshje për formimin e qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

Ndërkohë negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Por që për  VV kërkon një figurë konsensuale nga të dyja palët. 

(k.m. E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa kosove qeveria e re ne kosove takimi kurti-mustafa albin kurti isa mustafa kosove qeveria e re ne kosove takimi kurti-mustafa

Sondazh

Poll