Bota

Takimi Kurti-Thaçi/ Kreu i Vetëvendosjes pritet të mbledhë sot Kryesinë e partisë

7 Janar 2020, 11:44 Nga DOSJA
Takimi Kurti-Thaçi/ Kreu i Vetëvendosjes pritet të mbledhë

KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  pritet që të mbledhë sot kryesinë e partisë. Në këtë takim, Kurti do të diskutojë me kryesinë pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin për propozimin e mandatarit, si parti e dalë e para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Ndërsa, presidenti Thaçi ka pritur dje në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, se kanë diskutuar për propozimin, e ai ka deklaruar se të njejtën çështje do ta diskutojnë në kryesinë e partisë, që pastaj të dërgojnë me shkrim propozimin.

Albin Kurti është tërhequr dje nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit. LDK ka zhvilluar sot mbledhje të kryesisë, por nuk ka dalë me një qëndrim.Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e re ne kosove takimi thaci-kurti albin kurti qeveria e re ne kosove takimi thaci-kurti

Sondazh

Poll