Politike

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Berisha merr pjesë në homazhet në Katedralen "Ngjallja e Krishtit"

Ditën e sotme do të kryhet dhe ceremonia mortore, ndërsa trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

30 Janar 2025, 10:39 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Berisha merr pjesë
sali berisha te katedralja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në katedralen "Ngjallja e Krishtit" për homazhet në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ditën e sotme do të kryhet dhe ceremonia mortore, ndërsa trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit pritet të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

sali berisha varrimi i kryepeshkopit anastas janullatos

Sondazh

Poll