29 Janar 2025, 18:50
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin dhe shkencën u shpreh se do të rrisë fondet për shkencën. Berisha gjithashtu u shpreh se këto fonde do të jenë mbi mesaten e rajonit. Lideri i opozitës më tej tha do të respektojë lirinë akademike, duke ironizuar se, Edi Rama si kryetar i Këshillit Shkencor do të reformojë Universitetin Bujqësor.
"Përveç kësaj, nuk kanë asnjëlloj hapësire senatet, është formale ekzistenca e tyre. Rektorët i kërcenojnë. Pyes unë një pedagog tonin. E pyes për udhëheqjen e universitetit të Bujqësisë, se atje tani do t’i shuajë të gjitha specialitetet. Ka gjetur një universitet në Austri që adapton një lloj programi për specialistët, paçka se universitetet e tjera bujqësore të Austrisë janë krejt tjetër, dhe thotë: këtë do aplikojnë. Po, mirë, çfarë bëjnë ata?
Ata, thotë, janë të gjithë në SPAK. Po, pse janë në SPAK? Iu ka fut SPAK-un atyre, nuk flasin dot. Ekzakt kjo që po iu them. Mund të duket e habitshme, po kjo është e vërteta. Dhe tani do reformojë kryetari Kombëtar Këshillit Shkencor, Edi Rama, do reformojë Universitetin e Bujqësisë. Pra, PD angazhohet, zotohet se, liria akademike, se respektimi i saj do të jetë zotim solemn. Nuk mund të ketë jetë akademike një vend, dhe universitete pa lirinë akademike.
Fondet për shkencën do të jenë 0.8% e prodhimit kombëtar. Do dalim mbi mesataren e rajonit, me qëllim që të ecim pastaj drejt mesatares së BE-së. Po në këtë situatë ku jemi katandis, jemi katandis në nivelet që shumë rralë të gjesh në botë kaq të ulëta. Unë nuk po zgjatem, por ju ftoj që këtë program, ju ftoj të kontribuni në pasurimin e këtij programi, dhe ju garantoj se, transformimi i arsimit është një nga objektivat tona më madhore.
Faleminderit shumë!" tha Berisha.
sali berisha
Politike
29 Janar 2025, 18:32
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsi...
Politike
29 Janar 2025, 18:24
M.B
Donald Trump dhe Ambasada Amerikane
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me njoftimin e shpërndarë nga mediat pë...
Politike
29 Janar 2025, 18:07
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin d...
Politike
29 Janar 2025, 18:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin ...
Politike
29 Janar 2025, 18:11
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Edhe pse një krizë në rritje në Kosovë, dhuna në familje është kryesisht e neglizhuar n&eum...
Politike
29 Janar 2025, 17:38
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar pasditen e sotme programin e qeverisjes për arsimin dhe sh...
Politike
29 Janar 2025, 17:05
M.B
Ervin Salianji dhe Besim Ndregjoni
FIER- Kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, i shoqë...
Politike
29 Janar 2025, 15:58
M.B
Ambasada
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku n...
Politike
29 Janar 2025, 16:09
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Kreu i LZHK Dashamir Shehi kanë folur për votë...
Politike
29 Janar 2025, 14:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar qytetarët se nga sot ka hyrë në ...