Politike

Toka në Lungomare kthehet "mollë sherri" në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës/ Bashkia kërkon të marrë më shumë metra që t'i japë ndërtuesit dhe rrugët e lagjes

Toka e cila është sipërfaqe shtet dhe gjendet në Lungomare por në proces gjyqësor të një qytetari, me kërkesë të një kompanie ndërtimi (Lazaj 2002) e cila ka zbardhur lejen për objektin që do të ndërtojë por që do të përfitojë edhe një sipërfaqe shtetërore me qëllim që të zgjerojë objektin duke marrë dhe këtë tokë ,është kërkuar që fillimisht ti kaloj bashkisë dhe më pas kompanisë së ndërtimit.

29 Janar 2025, 18:58 Nga B.Z
Toka në Lungomare kthehet "mollë sherri" në mbledhjen e
Foto ilustruese

VLORË - Një situatë jashtë normales ka ndodhur në Këshillin Bashkiak të qytetit të Vlorës. Tentativa e dytë për të marrë një tokë për llogari të një firme ndërtimi në Ujë të Ftohtë, nëpërmjet bashkisë është kthyer në një " mollë sherri" nga këshilltarët demokratë dhe socialistë por në fund nuk është votuar as nga këta të fundit.

Toka e cila është sipërfaqe shtet dhe gjendet në Lungomare por në proces gjyqësor të një qytetari, me kërkesë të një kompanie ndërtimi (Lazaj 2002) e cila ka zbardhur lejen për objektin që do të ndërtojë por që do të përfitojë edhe një sipërfaqe shtetërore me qëllim që të zgjerojë objektin duke marrë dhe këtë tokë ,është kërkuar që fillimisht ti kaloj bashkisë dhe më pas kompanisë së ndërtimit.

Kjo gjë ka shkaktuar debate të shumta mes këshilltarëve ku nga ana e këshilltarëve të djathtë janë hedhur hije dyshimi për procedurën e cila kërkohet të realizohet brënda një kohe të shkurtër për herë të dytë por që sipas tyre kjo sipërfaqe nuk mund t'i jepet ndërtuesit pasi ka pronarë në proçes.

Toka në Lungomare kthehet "mollë sherri" në mbledhjen e
Sipërfaqa e tokës

Gjithashtu janë hedhur akuza edhe ndaj Juristit të bashkisë, Dorian Demiri, se në krahasim me parcelën reale ku një prej pasurive të kërkuara ( me numër 36/76) kërkohen nga bashkia të kalohen 832 metra nga 451 që është realisht dhe 36/179 nga 99 metra që është, kërkohet të regjistrohen 317 metra.

Toka në Lungomare kthehet "mollë sherri" në mbledhjen e
Sipërfaqa e tokës

Përpara votimit kryetari i bashkisë dhe Juristi janë larguar nga salla por juristi është thirrur përsëri për të qënë pjesmarrës në sallë. Pas debateve të shumta janë ngritur kartonat e votimit ku vendimin nuk e kanë kundërshtuar vetëm të djathtë por edhe të majtë kanë abstenuar ndërsa të tjerë nuk kanë votuar.

Nga ana e kryetares së këshillit është thënë që vendimi kaloi por këshilltarë të ndryshëm janë shprehur se nuk është e vërtetë sepse nuk kanë qënë votat e nevojshme (26 ) për të plotësuar kuorumin dhe është kërkuar verifikimi i votave. Realisht pas numërimit të kartonave rezultoi që votat nuk e plotësonin kurimin dhe për pasojë votimi për nisjen e procedurës për kalimin e tokës fillimisht për bashkinë dhe më pas për firmën e ndërtimit, nuk kaloi.

Pjesë nga debati:

Kryetarja e Këshillit: Atëherë ju lutem, meqënëse po hapet një temë dhe po bëhet shumë… tani mos vendosim në siklet as sekretarin e Këshillit Bashkiak që merret me numërimin e votave dhe askënd tjetër në këtë Këshill, se gjithsesi prej jush është i lirë të votojë dhe të shprehë mëndimin e tij ashtu si ai dëshiron.

Kryetarja e Këshillit: Dëshironi dhe njëherë ta kalojmë për votim?

Këshilltarët: Jooo

Kryetarja e Këshillit: Të jemi të qartë. Kemi 3 apstenim. Sa të tjerë ishin pro sa janë kundër, bëjnë diferencën dhe i numërojmë në rregull, se është vendim me shumë siklet...(këshilltarët kundërshtojnë).

Kryetarja e Këshillit: Dakord po japim vendimin definitiv. Ky preventim me 25 vota më vjen keq por nuk kalon.

 

keshilli bashkiak vlore

Sondazh

Poll