29 Janar 2025, 15:58
Nga M.B
Ambasada
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë. Ky njoftim vjen pas Urdhrit Ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.
Sipas njoftimit të publikuar nga mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve për të ndërprerë zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve në pritje të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.
Sipas informacioneve, partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim. Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Njoftimi zyrtar:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:
Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e
Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministria e Mbrojtjes
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e
Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë
Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë
Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit
Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)
Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit
Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha pushtetet komunale
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfiton nga ky rast për t’i ripërtërirë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë garancitë e konsideratës më të lartë.
Çfarë tha Rama sot?
Ky njoftim vjen pak orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan do të mbulojë shpenzimet e bursave në një përqindje të lartë gjatë një aktivitet të organizuar në institutin Harry Fultz, i cili është dhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT).
"Ne sot jemi në kushtet kur po zhvillohet në mënyrë intensive, interesi por edhe praktika e studimeve të të gjitha niveleve për teknologjinë e re dhe duke qenë se në këtë program të ri ka një kontribut të posaçëm edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, dua të theksoj që falë kontributit të këtij fondacioni, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan në fakt ju e njihni si fondacioni që grabiti Butrintin, se këto të tjerat nuk janë shumë publike, po besoj e keni dëgjuar që Butrintit është grabitur.
Kështu që kur të shkoni në Sarandë për pushime mos shkoni në Butrintit se nuk është më aty. Janë marrë të gjithë gurët e vjetër, është ngritur në hava e gjithë zona dhe e kanë çuar diku që nuk dihet akoma se ku, por nuk është bërë shumë publike se çfarë bën Fondacioni Shqiptaro Amerikan për teknologjinë", tha Rama sot.
ambasada amerikane
Politike
29 Janar 2025, 16:09
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Kreu i LZHK Dashamir Shehi kanë folur për votë...
Politike
29 Janar 2025, 14:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar qytetarët se nga sot ka hyrë në ...
Politike
29 Janar 2025, 13:13
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar se kryeministrin Edi Rama nuk do...
Politike
29 Janar 2025, 13:08
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se PD do të ...
Politike
29 Janar 2025, 12:57
r.ll
bardhi, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se më 8 shkurt do të tregojnë fuqinë e tyre në...
Politike
29 Janar 2025, 12:48
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të P...
Politike
29 Janar 2025, 12:38
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon sot mbledhjen e radhës në selinë blu. Kryetari i P...
Politike
29 Janar 2025, 12:26
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepes...
Politike
29 Janar 2025, 12:06
r.ll
pamje nga seanca
TIRANË- Komisioni i Medias ka vendosur t'i kërkojë Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar të...
Politike
29 Janar 2025, 11:43
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ofruar paketa kompromisi për pothuajse të gjithë punonjësit federalë,...