Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, hyrja e automjeteve në zonën e kënetës bllokohet nga policia

Momentalisht mësohet se po punohet për zhbllokimin e rrugës në këtë aks.

29 Janar 2025, 17:42 Nga M.B
Përmbytjet në Durrës, hyrja e automjeteve në zonën e
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Hyrja e automjeteve ne zonën e kënetës në Durrës, është bllokuar nga policia për shkak të nivelit të lartë të ujit. Momentalisht mësohet se po punohet për zhbllokimin e rrugës në këtë aks.

Pak më parë, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se si pasojë e reshjeve të dendura është vështirësuar qarkullim për automjetet dhe këmbësorët në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Gjithashtu bëhet me dije se uji ka depërtuar në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.  Po ashtu raportohet se janë përmbytur disa sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth, ndërsa uji në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Sakaq bëhet me dije se strukturat e bashkisë së qytetit vijojnë punën për normalizimin e situatës.

durres

Sondazh

Poll