Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes: Niveli i ujit kritik në Unazën e qytetit! Përmbyten disa sipërfaqe bujqësore në Sukth

Gjithashtu bëhet me dije se uji ka depërtuar në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.  Po ashtu raportohet se janë përmbytur disa sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth, ndërsa uji në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

29 Janar 2025, 16:31 Nga B.Z
Reshjet e dendura të shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes:
Foto ilustruese

DURRËS - Përkeqësohet situata në Durrës si pasojë e motit të keq. Ministria e Mbrojtjes në një informacion shtesë bën me dije se si pasojë e reshjeve të dendura është vështirësuar qarkullim për automjetet dhe këmbësorët në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Gjithashtu bëhet me dije se uji ka depërtuar në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta.  Po ashtu raportohet se janë përmbytur disa sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth, ndërsa uji në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Sakaq bëhet me dije se strukturat e bashkisë së qytetit vijojnë punën për normalizimin e situatës.

Njoftimi:

Për shkak të reshjeve të intensifikuara të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa problematika, të cilat po monitorohen dhe trajtohen nga strukturat përkatëse.

Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujrave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve. Ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Niveli i ujit në Kanalin e Ujrave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik. Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth. Strukturat vendore janë angazhuar për të riparuar pasojat e krijuara dhe po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë të ndjekë situatën, për të koordinuar forcat deri në normalizimin e situatës.

permbytje durres

Sondazh

Poll