Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Ermando Lekaj, banues në Lezhë, ndërsa iu sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

29 Janar 2025, 15:40 Nga DOSJA
Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, arrestohet 32-vjeçari
foto ilustruese

LEZHË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike. Bëhet e ditur se në pranga ka rënë Ermando Lekaj, banues në Lezhë, ndërsa iu sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Holder". Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Lezhë.    

 

poliica e lezhes

Sondazh

Poll