Aktualitet

Homazhet te Katedralja 'Ngjallja e Krishtit'/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu nderon Kryepeshkopin Anastas

Pas homazheve në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, Vëngu shkruajti dhe përshtypjet e tij për Kryepeshkopit në librin e përjetimeve.

29 Janar 2025, 17:14 Nga DOSJA
Homazhet te Katedralja 'Ngjallja e Krishtit'/ Ministri i Mbrojtjes
Pirro Vëngu

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka mbajtur sot homazhe pranë trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë më datë 25 janar. Pas homazheve në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, Vëngu shkruajti dhe përshtypjet e tij për Kryepeshkopit në librin e përjetimeve.

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas vijojnë që prej ditës së djeshme në orën 16:00 kur trupi i Fortlumturisë së tij erdhi ditën e djeshme nga Athina në rrugë tokësore. Ndërsa ditën e nesërme pritet të mbahet ceremonia e varrimit të tij po në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, me praninë e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe klerikë të lartë botërorë, si dhe politikanë të lartë të Greqisë dhe krerët e shtetit shqiptar.

pirro vëngu anastas janullatos

Sondazh

Poll