Aktualitet

Të pavarurit e Vettingut marrin poste publike/ Jep dorëheqjen kreu i AKU-së, zëvendësohet nga ish-komisioneri i KPK-së

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Rrushit, ndërkohë mësohet se vendin e tij do ta zërë Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

29 Janar 2025, 15:26 Nga B.Z
Të pavarurit e Vettingut marrin poste publike/ Jep dorëheqjen kreu i
Edmond Rrushi

TIRANË - Edmond Rrushi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Rrushit, ndërkohë mësohet se vendin e tij do ta zërë Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Olsi Komici, një prej anëtarëve të trupës që kreu Vetting për gati 5 vite të prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga dita e sotme do të drejtojë një prej agjencive shtetërore që ka të bëjë me sigurinë ushqimore. Ky është emërimi i parë përsa i takon komisionerëve që ishin pjesë e KPK-së, si një trupë e pavarur, për të kryer vetting të prokurorëve e gjyqtarëve, në kuadrin e reformës në drejtësi.

Anëtarët e KPK pas përfundimit të mandatit kërkuan që të jenë pjesë e drejtësisë së re, duke synuar pozicione në shkallën e parë apo në Apel të gjyqësorit, ose në organet e Prokurorisë, por mesaduket ata nuk kanë gjetur gjetur mbështetje tek kolegët por e kanë gjetur tek qeveria. I pari ndër to, Olsi Komici ka gjetur vendin në krye të AKU-së, duke u emëruar në këtë pozicion me vendim të Qeverisë, pas propozimit nga Ministria e Bujqësisë.

edmond rrushi aku olsi komici

Sondazh

Poll