Sport

Beckham për të ardhmen e Messit: "Flasim kot, ai ka tatuazh stemën e Barçës në këmbë, madje edhe në shishen e tij me ujë!"

Presidenti i Inter Miami ka folur për të ardhmen e yllit argjentinas…

29 Janar 2025, 14:34 Nga DOSJA
Beckham për të ardhmen e Messit: "Flasim kot, ai ka tatuazh

SHBA - David Beckham foli pak javë më parë për situatën e Leo Messit. “Do të doja që Leo të jetonte në Miami kur të dalë në pension, por ai më ka thënë se mendon vetëm të jetojë pranë Camp Nou”,- tha Beckham disa ditë më parë në Forumin Ekonomik të Davos.

"Nuk ka asnjë lojtar që e do Barcelonën aq shumë sa ai. Ju mund të shihni, ai ka tatuazh stemën e Barçës në këmbën e tij, madje edhe në shishen e tij të ujit," tha shefi i Interit. Ai konsiderohet si një nga më të mirët e karrierës së tij futbollistike.

Leo Messi dëshiron të kthehet në shtëpi

"Më mungoni shumë të gjithë. Shpresoj që së shpejti të shihemi sërish dhe të ndiheni krenarë që jeni pjesë e klubit më të mirë në botë",- tha argjentinasi pak javë më parë. Duket qartë se dëshira e Leos është rikthimi te Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll