Sport

Jeta në pyll e Angelo Peruzzit, portierit shtatshkurtër, që fitoi Kupën e Botës me Italinë

"Tani jetoj në pyll, futbolli modern nuk është për mua. Dopingu? Në moshën 19-vjeçare isha sylesh".

29 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Jeta në pyll e Angelo Peruzzit, portierit shtatshkurtër, që fitoi

ITALI - Angelo Peruzzi, portieri legjendar italian vetëm 1.80 m. i gjatë, i cili luajti për Romën, Veronën, Lazion, Interin dhe Juventusin, ka folur për jetën e tij të re pas tërheqjes nga futbolli, duke kujtuar disa nga momentet më të diskutueshme të karrierës së tij .

"Tani jetoj në pyll, futbolli modern nuk është për mua. Dopingu? Në moshën 19-vjeçare isha sylesh",- thekson Peruzzi, i cili fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë dhe Ligën e Kampionëve 1996 me Juventusin, në një intervistë dhënë gazetës. 'Il Messaggero'.

Angelo Peruzzi, i cili është 54 vjeç dhe doli në pension në Lazio në vitin 2007, kujtoi episodin kur në moshën 19-vjeçare doli pozitiv për doping, gjë që e justifikonte se kishte marrë një produkt për të lehtësuar efektet e një vakti të madh dhe u pezullua për një vit.

Jeta në pyll e Angelo Peruzzit, portierit shtatshkurtër, që fitoi

"Isha një djalë sylesh dhe aspak i zgjuar. Bëra një gabim të rëndë, që pati pasoja të rëndësishme në karrierën time,"- i ka pranuar ish-portieri kampion.

Portieri i atëhershëm i Romës shpjegon se "ishte një periudhë e errët dhe jashtëzakonisht e vështirë, por në fund ia dola, ishte fati im. Më detyroi të rritesha si person, të reflektoja, ta ktheja këtë pengesë në një mundësi. Pas kësaj, kalova te Juventus dhe fitova gjithçka që duhej të fitoja.

Jeta në pyll e Angelo Peruzzit, portierit shtatshkurtër, që fitoi

Në lidhje me fillimet e tij në futboll, ai tregoi se i është përkushtuar të qenit portier, sepse ishte i vetmi nga shokët e tij të aftë të prekte traversën: “Ajo ishte mësuesja e shkollës fillore, ne ishim dy ekipe dhe askush nuk donte të shkonte në portë, në atë moshë të gjithë duan të jenë sulmues, kështu që për të vendosur se kush do të ishte mes shtyllave, ajo na bëri një eksperiment: kush do të arrinte të prekte traversën, do të ishte portieri. Ia dola dhe vendosa veten në portë. E vërteta është se më pëlqeu shumë”.

Çfarë bën aktualisht portieri legjendar Angelo Peruzzi?

Aktualisht Peruzzi, i cili mezi shikon futboll, stërvit fëmijë të vegjël, që jetojnë në vendlindjen e tij, në Blera. "Unë jam në pension. Më pëlqen natyra, gjërat e thjeshta. Një nga gjërat më të bukura që bëj është të zgjohem në mëngjes dhe të kaloj nëpër pyje", është shprehur ai për gazetën italiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll