Sport

Dortmundi fluturon drejt Salzburgut për trajnerin e ri: takim me Ralf Rangnick!...

Megjithatë për momentin, sipas informacioneve të mbledhura, trajneri është gjithnjë e më i prirur për të thënë “Jo”.

29 Janar 2025, 13:46 Nga DOSJA
Dortmundi fluturon drejt Salzburgut për trajnerin e ri: takim me Ralf

GJERMANI - Borussia Dortmund është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Nuri Sahin… Tashmë mbrëmjen e djeshme drejtuesit verdhezinjtë (Hans-Joachim Watzke dhe Lars Ricken) bënë një udhëtim në Salzburg dhe më pas u kthyen në bazën vendase.

Klubi gjerman, megjithatë, sipas asaj që raportohet nga Sky Sports DE, arsyeja e udhëtimit në Austri nuk ka qenë takimi me Niko Kovac, por me Ralf Rangnick.

Po shkojmë drejt një refuzimi…

Siç raportohet nga transmetuesi satelitor, 66-vjeçari është ende nën kontratë me kombëtaren austriake deri në dhjetor 2025, por drejtuesit e BVB u përpoqën ta bindin trajnerin të largohej për të mbushur boshllëkun në stolin e Dortmundit dhe të ruaj sezonin.

Një tentativë inkursioni nga klubi gjerman që ka dijeni për konfliktin mes Rangnick dhe Federatës Austriake të Futbollit (OFB) për çështje strukturore dhe personeli. Megjithatë për momentin, sipas informacioneve të mbledhura, trajneri është gjithnjë e më i prirur për të thënë jo.

Sidoqoftë, nëse bisedimet shtyhen për në qershor, Rangnick ende konsiderohet një nga favoritët e Borussia Dortmund. Në të kaluarën, Rangnick ishte eksploruar tashmë si një trajner i mundshëm për BVB, duke pasur parasysh reputacionin e tij të mirë në botën e futbollit për idetë e tij moderne dhe menaxhimin autoritar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll