Bota

Takimi i parë pas rënies së regjimit në Siri, lideri i rebelëve i kërkon Moskës ekstradimin e Bashar Al Assad

Njoftimet zyrtare për përmbajtjen e takimit nuk janë bërë ende, por agjencitë ndërkombëtare, duke cituar burime ruse dhe siriane, theksojnë se presidenti i përkohshëm i Sirisë i kërkoi Moskës të kthehet në bazat e saj, duke nënvizuar se ajo mbetet aleate dhe partnere.

29 Janar 2025, 13:55 Nga r.ll
Takimi i parë pas rënies së regjimit në Siri, lideri i
bashar al assad

SIRI- Për herë të parë që nga fillimi i ndryshimeve gjithëpërfshirëse në Siri, një delegacion rus u takua me presidentin e përkohshëm Ahmed al-Sharaa në Damask. Moska, për të cilën Assad ishte për dekada aleati i saj më i fortë në rajon, braktisi dy bazat e saj më të mëdha në vend, pasi kishte evakuuar personelin pas negociatave, ndërsa la vetëm një pjesë të sistemeve të saj të armëve.

Njoftimet zyrtare për përmbajtjen e takimit nuk janë bërë ende, por agjencitë ndërkombëtare, duke cituar burime ruse dhe siriane, theksojnë se presidenti i përkohshëm i Sirisë i kërkoi Moskës të kthehet në bazat e saj, duke nënvizuar se ajo mbetet aleate dhe partnere.

Al-Sharaa, sipas të njëjtave burime, duket se ka kërkuar ekstradimin e Bashar Al-Assad në Damask, në mënyrë që të gjykohet për krime kundër popullit sirian. Ende nuk ka asnjë reagim nga Moska, ndërsa analistët, megjithatë, nënvizojnë se të dyja kërkesat siriane janë jashtëzakonisht të vështira për t'u përmbushur në këtë fazë.Rusia është në pritje të lëvizjeve të presidentit të ri amerikan për të hartuar strategjinë e saj të re me Izraelin, por të dhënat janë kundër vendosjes sërish të forcave të forta ruse në Siri.

ahmed al shara bashar al assad siri rusi

Sondazh

Poll