Bota

Mbyllet ambasada amerikane në Kongo, shkak sulmet e protestuesve ndaj institucioneve diplomatike

Ambasada e SHBA-së tani është e mbyllur për publikun mes protestave dhe plaçkitjeve të gjera ndërsa tensionet përshkallëzohen pasi rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda pushtuan Gomën.

29 Janar 2025, 09:53 Nga N.F
Mbyllet ambasada amerikane në Kongo, shkak sulmet e protestuesve ndaj
Foto ilustruese

KONGO- SHBA ka vendosur të mbyllë ambasadën e saj në Republikën Demokratike të Kongos pas një vale sulmesh ndaj misioneve diplomatike në shenjë proteste ndaj sulmeve të lëvizjes rebele M23 në vend. Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë u bën thirrje amerikanëve që të strehohen dhe të largohen përmes aeroportit N'Djili derisa fluturimet komerciale janë në dispozicion.


Ambasada e SHBA-së tani është e mbyllur për publikun mes protestave dhe plaçkitjeve të gjera ndërsa tensionet përshkallëzohen pasi rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda pushtuan Gomën. Protestuesit e zemëruar që protestojnë kundër avancimit të rebelëve dhe pushtimit të qytetit të Gomës sulmuan disa ambasada në mëngjes, duke përfshirë ato të Ruandës, Kenisë, Ugandës, por edhe Francës, Belgjikës, Holandës dhe SHBA-së, duke i akuzuar këto vende për “mosveprimin” e tyre.

shba kongo

Sondazh

Poll