Bota

85% e grenlandezëve refuzojnë Trumpin: Nuk duam të integrohemi me SHBA-në!

Sondazhi vjen më pak se 24 orë pasi presidenti amerikan bëri komente nga Air Force One në të cilat ai tha se mund tia arrijnë, duke pretenduar se 57,000 banorët e ishullit Arktik të bashkohen me SHBA-në. 

29 Janar 2025, 09:15 Nga N.F
85% e grenlandezëve refuzojnë Trumpin: Nuk duam të integrohemi me
Foto ilustruese

GROENLANDË- Rezultatet e një sondazhi në të cilin banorët e Groenlandës u ftuan të përgjigjen nëse duan të integrohen në Shtetet e Bashkuara janë një tronditje për presidentin amerikan, Donald Trump. 85% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht. Në sondazhin e Verian në emër të gazetës daneze Berlingske, vetëm 6% e groenlandezëve treguan pranimin e vizioneve të Trump për integrimin e vendit të tyre në SHBA, ndërsa 9% thanë se ishin të pavendosur.


Sondazhi vjen më pak se 24 orë pasi presidenti amerikan bëri komente nga Air Force One në të cilat ai tha se mund tia arrijnë, duke pretenduar se 57,000 banorët e ishullit Arktik të bashkohen me SHBA-në.  Sondazhi pritet të jetë një tjetër "armë" në duart e kryeministres daneze, e cila në udhëtimin e saj në Berlin, Paris dhe Bruksel , i bëri thirrje Evropës tu qëndrojë pranë përballë mundësisë së ndryshimit të marrëdhënieve mes Grenlandës dhe SHBA.

trump shba groenlande

Sondazh

Poll