Bota

Sulm me armë në jug të Meksikës, vriten 4 policë, plagosen edhe tre të tjerë

Mes viktimave ishte Victor Morales, shefi i policisë bashkiake në Tuxtepec. Lajmin e njoftoi Ministria e Sigurisë në Oaxaca.

29 Janar 2025, 08:36 Nga N.F
Sulm me armë në jug të Meksikës, vriten 4 policë,
Foto ilustruese

MEKSIKË- Katër policë u vranë dje gjatë një sulmi të armatosur në një qytet në shtetin Oaxaca, në jug të Meksikës. Mes viktimave ishte Victor Morales, shefi i policisë bashkiake në Tuxtepec. Lajmin e njoftoi Ministria e Sigurisë në Oaxaca.

Sulmi u krye herët në mëngjes kur policët me uniformë që hipnin në një makinë civile u sulmuan me armë. Një tjetër polic dhe dy civilë u plagosën. Një ekip special është dërguar në Tuxtepec për të kryer një hetim për të zbuluar se cilët janë autorët dhe për t'i arrestuar ata, siç tha kreu i sekretariatit të sigurimit të shtetit, Ivan Garcia gjatë një konference për shtyp.

Për shkak të rritjes së dhunës së lidhur me krimin e organizuar, njësitë e marinës u vendosën nga qeveria federale në zona të ndryshme në Oaxaca. Mirëpo, komuna e Tuxtepecit ka kërkuar që ushtria të largohet sepse nuk ka mjete për t'i pritur dhe mbështetur ata, shpjegoi ministri i Sigurimit të Shtetit.

Që nga dhjetori 2006, kur filloi "lufta" e diskutueshme e Meksikës kundër karteleve të drogës, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë zhdukur, sipas të dhënave zyrtare të qeverisë.

vriten 4 police ne meksike

Sondazh

Poll